Rilindësja që solli KM me këmbë në tokë! – REDAKSIONALE

spot_img

Në gjithë këto muaj para-fushate KM ka folur më së shumti për pensionistët dhe turistët.

Aq shumë ka folur e premtuar për pensionistët sa dukej sikur KM ishte drejtor azili dhe PSja një kooperative punonjësish socialë.

Pastaj ka folur për rrugë e aeroporte që do të çojnë miliona turistë në resorte, hotele e agriturizme, më bukur e më shpejt.

Në programin e PSsë “Shqipëria 2030” duket si një vend ku pensionistët do kenë më shumë mish në racionin e supës dhe turistët do shkojnë e vijnë për të kamur edhe më shumë oligarkët.

1 KM, 100 Oligarkë, 1 milionë pensionistë socialistë dhe 10 milionë turistë. Sa bukur!

Por këtë plan duket sikur e rrezoi me dy-tre rreshta fjalim një vajzë kurajoze me emrin Anastasia, një emër që do të thotë rilindje.

Anastasia i kujtoi KM se “Shqipëria 2030” i përket rinisë dhe e ardhmja e vendit tonë nuk mund të jetë në formën e një azili pleqsh e as më pak të një resorti në duart e një dore oligarkësh të partisë.

Ajo e risolli KM me këmbë në tokë dhe deri më sot ajo është protagonistja më me vlerë e kësaj fushate elektorale.

Bravo Anastasia!

Latest articles

Related articles