Grenell të lirojë liderët e UÇK, dhe jo të sulmojë Albin Kurtin! – nga Hana Fehmiu

spot_img

Lidhur me diatribën Rick Grenell vs. Albin Kurti, ajo që mbetet parimisht dhe parësisht e sigurtë, pra, është se partneriteti, aleanca e lidhja miqësore shqiptaro – amerikane, e mbi të gjitha në relacionin Kosovë – Amerikë, mbetet solide dhe me themele ngurtësisht superlative që tejkalon të gjithë emrat e përvetshëm të cilado anë, palë apo administratë qofshin.

Në këtë kontekst, nuk e besoj që: më shumë se gjysmën elektorale mund ta ndikojë një deklaratë e tillë e bërë krejt pak ditë para mbylljes së fushatës elektorale. Aq më tepër kur botnisht është e ditur, e sidomos në kohët që po i dëshmojmë sot, se: një fjalë retorike qoftë edhe cilësisht, kurrë mëparë nuk ka shërbyer aq fort si reklamë e madhe sesa sot. Bile sondazhet tregojnë se me këtë u rrit aprovimi në favor të administratës Kurti me disa përqind.

Ani pse, e përsëris, synon krijimin e një bindjeje, përshtypjeje dhe mbrese të një reklame të themi me qëllime orthodhoksisht të errta, por, sakaq e dhanë efektin e menjëhershëm pozitiv në favor të Kosovës.

Pra, edhe njëherë për kontrapunkt ndaj asaj deklarate, kushdo qoftë e nga cilado anë qoftë e raporteve bilaterale në fjalë, një gjë është e sigurtë: raportet mes Amerikës dhe Kosovës janë të mira, të forta dhe të qëndrueshme, dhe aspak të lëkundshme nga cilido individ për qëllime të caktuara momentale, ndikimi dhe impakti, apo dhe akoma më pak për ndonjë poen politik latitudinal të palës rivale.

Ajo që mbase do të qe interesante dhe prej ndihme nga emisari i lartë i apostrofuar, që ai Grenell mundësisht, sikur me rastin e Venezuelës prej pak ditësh më parë, kur : nga burgu mes procedurash nxori dhe i riatdhesoi 6 shtetas amerikanë; mbase, ta bënte të ngjajshmën edhe për mbrojtësit e lirisë së Kosovës që padrejtësisht po mbahen në Gjykatën speciale të Hagës. Kjo po që do të ishte një ndihmesë për ndershmërinë, sinqeritetin dhe solidarizimin si në raport me Kosovën.

Krejt kjo në shenjë të mirëbesimit dhe po ashtu të vendosjes së drejtësisë në vendin e vet. Kjo po që do ta rriste dhe përforconte dhe më shumë besueshmërinë dhe partneritetin e dyanshëm.

Latest articles

Related articles