‘Berisha e ka çuar PD-në në një gjendje të mjerueshme”, Basha: 30 protestues para bashkisë i paguan Balluku

spot_img

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në emisionin “Open” ka kritikuar ashpër Sali Berishën për gjendjen ku e ka çuar Partinë Demokratike. Basha tha se pavarësisht manipulimeve të vitit 2021, PD ka rënë në një nivel të tillë sa nuk arrin të mobilizojë as 30 vetë.

Sipas tij, këtë e pohoi edhe Arben Ahmetajt në televizionin familjar të zotit Berisha që ata 30 protestues para bashkisë i paguan Belinda Balluku.

“Të marrësh PD nga niveli ku ishte, pavarësisht prej dredhive dhe manipulimeve të 2021-it, e ta përfundosh në një parti që nuk arrin dot as të mobilizojë as 30 veta. Dhe tani del Arben Ahmetaj në televizionin familjar të zotit Berisha që ata 30 protestues para bashkisë i paguan Belinda. Ky është fundi, besoj se biem dakord. Pra, atë dëm që i ka sjell zoti Berisha Partisë Demokratike, nuk ia ka bërë askush tjetër” – tha Basha.

Latest articles

Related articles