Agresiviteti tek të rinjtë është një fenomen që ka shënuar një rritje të konsiderueshme në kohët e fundit.
Psikiatrja Denisa Hoxha, në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, thekson se kjo është një çështje delikate që kërkon më shumë investim, krahasuar me kohët e kaluara, dhe një pjesë e madhe e kësaj sjelljeje ka të bëjë me përdorimin e tepruar të rrjeteve sociale.
Ajo thekson se adoleshenca është një periudhë shumë delikate për fëmijët, gjatë të cilës ata përballen me ndryshime të mëdha fizike, psikologjike dhe emocionale.
Ky është një problem global, por në Shqipëri, agresiviteti te adoleshentët është veçanërisht i dukshëm, sidomos përmes rrjeteve sociale dhe televizionit, ku shpesh informohemi për drama sociale.
Në këtë fazë, fëmijët përpiqen të formojnë identitetin e tyre dhe shpesh tentojnë të tregojnë autoritet, duke u përplasur me prindërit dhe mësuesit. Ky është një proces që kërkon shumë investim dhe kohë.
Ajo thekson se një nga arsyet kryesore për këtë është se prindërit, duke punuar shpesh dy turne për të krijuar kushte më të mira për fëmijët, kanë shumë pak kohë për t’u kujdesur për nevojat e tyre emocionale.
Është një fazë delikate që kërkon edhe shume investim. Duke qenë se prindërit bëjnë nga dy punë që tu krijojnë kushte fëmijëve, koha bëhet shumë e pakët. Fëmijët kanë nevojë për kohë, një komunikim të shëndetshëm kanë nevoje për investim.
Ndryshe nga rinia e dikurshme, ne sot përballemi me adoleshentë që janë të ndikuar nga shoqëria dhe rrejte sociale qe ne nuk e kishim dikur.
Dhe faza e adoleshencës i tremb prindërit, sepse ti gjendesh papritur nga ajo faza e fëmijërisë, në një fëmijë që kërkon te tregojë autoritet kundrejt teje.
Psikiatrja Hoxha e konsideron ndikimin e rrjeteve sociale si një faktor kryesor për sjelljen agresive të fëmijëve të sotëm, duke e vlerësuar këtë ndikim në 70%, ndërsa 30% e ‘fajit’ mbetet te prindërit.
Ajo sugjeron se prindërit duhet të komunikojnë më shumë me fëmijët e tyre dhe të interesohen për emocionet e tyre
Fëmijët mësojmë nga sjellja e prindërve, por unë nuk dua të fajësoj ata në këtë rast, sepse flitet shumë dhe fajësohen ata.
Jo vetëm prindërit janë përgjegjës për sjelljet e fëmijëve të tyre sepse 70% e ndikimit vjen nga rrjetet sociale dhe 30% nga prindërit dhe më pas vijnë shoqëria, Këta fëmijë janë gati-gati të pakontrolluar, dhe ti trembesh dhe thua çfarë po ndodh me fëmiun tim.
Prindërit nuk e pyesin një fëmijë sot, si u ndjeve në klasë, por për notat e tyre, ata kanë frikë sot të kontrollojnë telefoninë fëmiut të tyre sepse ata reagojnë më agresivitet