Mblidhet Kuvendi i jashtëzakonshëm i PLL, Axhami: Jemi të bashkuar për fitoren e zgjedhjeve

Mblidhet Kuvendi i XXI-të i Partisë Lëvizja e Legalitetit

Më datë 21 janar 2025, në Ditën e Kongresit të Lushnjes dhe pikërisht në qytetin historik të Lushnjes, legalistët u mblodhën në Kuvendin e XXI-të të PLL-së, një kuvend i jashtëzakonshëm dhe zgjedhor. Takimi u mbajt në Resort ZDRAVA, duke nisur në orën 11:00.

Ky Kuvend shënoi një moment të rëndësishëm për partinë, duke përcaktuar vizionin dhe misionin për të ardhmen:

Vizioni i Kuvendit përfshinte:
•Çeljen e fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit 2025.
•Një thirrje për mobilizim atdhetar drejtuar Diasporës, duke kërkuar mbështetje për PLL.

Misioni i Kuvendit ishte:
•Ruajtja e qëndresës së PLL-së në Parlament dhe rikthimi në qeverisje.
•Nxitja e bashkimit dhe përkushtimit të anëtarësisë për të qenë të përgatitur për çdo sfidë zgjedhore, duke shfrytëzuar potencialet e partisë dhe duke përjashtuar çdo koalicion të majtë apo bashkëpunim me forca që kanë dëmtuar imazhin e PLL-së ndër vite.
Në këtë Kuvend, legalistët treguan qartë se janë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë, kjo nëpermjet votëbesimit dhe mandatimit të Kryetarit aktual të PLL-së dhe kryesisë së drejtuar prej tij gjithashtu u pa qartë vendosmëria për të mbrojtur parimet dhe filozofinë zogiste, duke mos lejuar asnjë të dëmtojë imazhin dhe vlerat e partisë.

Mesazhi i Kuvendit: PLL është gati për zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe për çdo sfidë që bie ndesh me parimet e saj, duke qëndruar gjithmonë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe trashëgimisë politike legaliste.

Latest articles

Related articles