SPAK merr të pandehur ish kryebashkiakun Bardh Spahia

Ish-kryebashkiakut demokrat të Shkodrës, Bardh Spahisë pritet t’i komunikohet akuza nga SPAK.

Ai është paraqitur sot në ambientet e SPAK, për të tretën herë, ndërsa shumë pak dihet rreth çështjes për të cilën është hetuar.

Më herët është raportuar për një kallëzim për “shpërdorim detyre” ndaj tij pasi kishte shkarkuar drejtorin e Ujësjellësit Mark Mokka gjatë kohës si kryebashkiak.

Herën e fundit që u paraqit në SPAK, Spahia nuk dha detaje se përse ishte thirrur, po tha se çështja e tij “nuk ka interes publik” dhe se s’ka të bëjë as me pastrim parash apo ndonjë vepër tjetër të rëndë.

Latest articles

Related articles