Princ Leka në 105 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, përshëndet edhe Kuvendin e PLL

Në kuadër të 105-vjetorit të Kongresit të Lushnjës, pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë ngjarje me peshë të madhe historike për Shqipërinë, duke e nisur me një vizitë në Muzeun Kombëtar të Kongresit të Lushnjës. Gjatë vizitës, nderova themeluesit e shtetit të parë shqiptar dhe fillesat e parlamentarizmit, një etapë historike ku gjyshi im, Mbret Zog, shërbeu si Ministër i Brendshëm si dhe de facto Ministër i Mbrojtjes.

Pas ceremonive përkujtimore, mora pjesë në Kuvendin e 21-të të Partisë së Legalitetit, me ftesë të Senatit dhe drejtuesve të saj, nën kryesinë e z. Shpëtim Axhami. Në këtë kuadër, shpreha mirënjohjen time për mbështetjen dhe përkushtimin e Partisë “Levizje e Legalitetit” ndaj Kombit Shqiptar dhe Familjes Mbretërore. Gjithashtu, vlerësova rolin e anëtarëve të kësaj partie në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe historike.

Në fjalën time, kujtova edhe 19-vjetorin e ndarjes nga jeta të Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, një lider që mbetet një shembull admirimi dhe frymëzimi për të gjithë shqiptarët, për vizionin, qëndrueshmërinë e tij në çështjen kombëtare dhe flamurtar në luftën për çrrënjosjen e komunizmit nga trojet shqiptare.

Ky përvjetor i Kongresit të Lushnjës na kujton rëndësinë e bashkimit dhe të qëndresës për të ardhmen e një Shqipërie më të mirë, të fortë dhe të begatë.

Latest articles

Related articles