Nga operacioni ndërkombëatr i koduar “ICARO.AL” u arrestuan 12 persona dhe po heton 8 të tjerë. Nga ky megaoperacion u shkatërrua grupi kriminal që trafikonte kokainë me makina nga Amerika e Jugut për ti shitur në Itali dhe në shtete të tjera të Europës Qendrore.
Të arrestuarit janë Igli Dervishi, Shkëlqim Pashja, Ervin Dema, Edmond Zhuja dhe Genti Berisha. Ndërsa në informacionet nga policia shqiptare dhe ajo spanjolle u arrestua në Spanjë shqptari me precedentë penal Gerardo Pashja alias Astrit Pashja.
Gjithashtu, gjatë zhvillimit të këtij megaoperacioni, në Shqipëri, është identifikuar dhe shpallur në kërkim M. M., 28 vjeç, i cili kërkohet dhe për vepra të tjera penale.
“Këta shtetas akuzohen nga Gjykata e Breshias, Itali, se të organizuar si grup, kanë trafikuar lëndë narkotike Kokainë nga Amerika e Jugut, nëpërmjet automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike dhe e kanë shitur atë në qytete të Italisë dhe në shtete të Europës Qendrore”, njofton policia.