Prokuroria e Posaçme shpalli pretencën për ish drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato, e akuzuar për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera”, si dhe për ish zyrtarët e tjerë, të cilët u morën të pandehur për tenderin në vlerë 19 milionë euro të tunelit të Skërficës, në rrugën Kardhiq-Delvinë.Për Sonila Qaton dhe Elona Gogon, SPAK kërkoi 1 vit burg me dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojnë funksione publike. Ndërsa për Simon Prendin, organi i akuzës kërkoi 2 vite burg dhe që për 3 vite të mos ushtrojë funksione publike