Kush e do më shumë efektivin Azbi Spahiu ?

nga Shkëlqim Kecaj

Eshte interesante se si ne vendin tone paragjykohesh dhe gjykohesh. Per ate qe ha, vesh, per ate qe takon ne nje kafene, por edhe per ate qe shkon ne shtrat. Deri ketu, fqinji im dhe i joti, por edhe vete ne jemi mesuar. Madje, kemi filluar te besojme fort qasjen filozofike se “une jam ashtu sic m’sheh shoqeria”. Mirepo, kur flitet per jeten e nje njeriu, cilido qofte ai, asnjehere nuk kuptohet se me c’baza te shendosha morali ulen perpara tastieres dhe ia nisin kenges, me sakte vajit.

Rasti ne fjale i policit te respektuar, Azbi Spahiut, i cili u hodh prej lartesise se nje pallati pak dite me pare, nuk i takon askujt me shume sa vete familjes se tij; atyre qe e kane percjelle cdo dite per ne pune, qe i kane shtruar per te ngrene, e qe e kane degjuar per vite e vite te ndaje veshtiresite e lodhjen qe ka nga puna. Se jam i bindur se Azbiun nuk e do me shume Arlind Qori, Adriatik Lapaj e Endri Shabani.

Ne nje prej lidhjeve te drejtperdrejta televizive te moderatores se studios se lajmeve te MCN-s, Aida Toncica, me gazetarin Besmir Pula, nga Spitali i Traumes, degjohet qarte ky i fundit ku thote se “familjaret nuk kane pretendime”. Per ta, nuk ka skenare imagjinare apo ndodhi prapa kuintave.

Teksa familjaret nuk po i vendosin gishtin askujt, kur vetem po presin t’u kthehet ne shtepi bashkeshorti dhe babai shendoshe e mire, disa palo partish te reja e palo portalesh pa kurrfare identiteti, ndodhen medemek ne kerkim te drejtesise.

Fakti qe 57-vjecari ka dale nga spitali, nuk u pelqen, nuk u ngacmon gjakun. Askush nuk ka reaguar e thene nje fjale. Ore, shendet t’i urojne, vetem kaq. Por ne shendetin nuk e duam, se nuk na hap dyer per zhurmnaje.

Fundja, perse te degjohet c’thote Spahiu, kur xha eshte krijuar fabula me perbindesha dhe te pafajshem?! Edhe Ministri i Brendshem, Ervin Hoxha, te njejtin fat ka sot. Do paragjykohet dhe gjykohet pa u degjuar. Se vlla, kush ta ka per borxh te te degjoje sot?!

Kete oreks te frikshem per pushtet do e shohim te perpije cdo fakt e argument, se o burra, jane zgjedhjet dhe duhet me lujt piset; duhet me shfrenu imagjinaten, se faji i takon Samir Manes, Policise se Shtetit, Prokurorise dhe Ministrise se Brendshme, dhe kujtdo qe nuk eshte nje Arlind, nje Adriatik e nje Endri.

E gjithe dinamika e ngjarjes mbetet eksluzivitet i vete te respektuarit Azbi Spahiu, qe lavdi Zotit e jo njeriut, eshte jashte rrezikut per jeten dhe do hedhe drite mbi te verteten.

Deri sa te vije momenti, luften me armikun e dukshem dhe te padukshem le ta kerkojme ndokund tjeter. Jo per gje, por vetem keto lloj luftrash, merren persiper prej paragjykimit e gjykimit.

Per ta permbyll: Goten me uje vetem familja jote ta jep! Keta qe na kerkojne drejtesi dhe i bien tupanave, goten ta sjellin, po me fortune brenda, ama.

Latest articles

Related articles