Shikoni këtë video postuar nga «Lëvizja Bashkë». Shoku Sofo dhe shoku Arlind diskutojnë:
• Konceptin e revolucionit që synojnë.
• Arsyet pse shoku Qori dhe marksistët e vegjël nuk mundën ta kthejnë protestën e studentëve në revolucion proletar.
• Çështjen se a duhej dhuna për ta shndërruar protestën në revolucion proletar.
• Rolin e partive reaksionare.
• Rolin e fshatarësisë që është forcë kundërrevolucionare.
• Dështimin e tyre për të bashkuar proletariatin dhe shtresat e tjerë në luftë kundër borgjezisë.
• Shoku Qori u tregon ithtarëve të tij se universiteti është një miniaturë e shoqërisë dhe revolucioni proletar duhet të nisë aty.
Kjo video nuk është sekrete. Është postuar nga vetë “Lëvizja Bashkë”. Po e postoj meqë ia premtova shokut Arlind Qori në debatin që patëm te emisioni “Të paekspozuarit” para ca ditësh. Nëse dikush dëshiron të argëtohet edhe më tepër me teza marksiste-leniniste mund të shohë online edhe gazetën e “Organizatës Politike”, pararendëse revolucionare e “Lëvizjes Bashkë”.
“Lëvizja Bashkë” është marksiste-leniniste, por e fsheh këtë gjë edhe pse e fsheh shumë keq. E fsheh sepse e di se marksizmi nuk shitet sa duhet në Shqipëri.
Interesante: në fillim të viteve ’40 Partia Komuniste bënte saktësisht të njëjtën gjë duke prezantuar një program “socialdemokrat” që pretendonte se do të njihte dhe mbronte pronën private, organizonte zgjedhje të lira pas lufte, etj, etj. Kjo bëhet për të tërhequr shtresat e tjera. Shoku Qori dhe “Lëvizja Bashkë” po bëjnë të njëjtën gjë duke u fshehur pas lojërave të fjalëve.
Nuk ka asnjë pikë ndershmërie këtu. Ka vetëm marksizëm-leninizëm.