Zbulohet arsyeja e çuditshme, e divorcit të Guardiolës


Në dukje e çuditshme, por është e vërtetë – Shkak për ndarjen e çiftit Guardiola-Serra është mungesa e përkushtimit nga ana e trajnerit për bashkëshorten e tij dhe gjithë familjen.

Një ditë pasi lajmi u publikua në media, janë zbuluar detaje interesante në lidhje me ndarjen e çiftit, ku thuhet se 53-vjeçari ishte i përkushtuar vetëm në punë, si trajner i disa ekipeve si Barcelona, Bayern apo Manchester City, ndërsa nuk kishte kohë për familjen e tij.

Kjo gjë nuk i pëlqente bashkëshortes Cristina Serra, e cila i ka kërkuar divorcin, pasi spanjolli ishte i fokusuar vetëm në punë.

Kanë qenë të afërm të çiftit ata të cilët për Dailymail kanë deklaruar këto arsye si shkakun kryesor, pasi për shkak të punës së teknikut, dyshja ishin detyruar të jetonin në distancë.

Guardiola si trajner aktualisht në Angli, ndërsa Cristina Serra si një administratore e firmës së modës që ka në pronësi së bashku me familjen.

Pavarësisht se të mërkurën u shpërnda masivisht lajmi për ndarjen e tyre, Guardiola nuk hezitoi të mbante në gisht unazën e martesës, gjë që u konstatua gjatë duelit me Brentford

Latest articles

Related articles