SPAK këmba këmbës Erion Veliaj, tjetër urdhër kontrolli

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Byroja Kombëtare e Hetimit me vendim të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion ditën e djeshme ushtroi kontrolle në një apartament dhe një bodrum me sende të vjetra, e ngjashme me një magazinë, në kuadër të hetimeve që prokurori Ols Dado po kryen për kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj.

Magazina në të cilën u bënë kontrolle ndodhet në zonën e Bllokut në kryeqytet (Pallati Sky Tower), ku agjentet kanë ushtruar kontrolle për të sekuestruar sende , të cilat mund të kenë vlerë për hetimin. Deri në këto momente, nuk bëhet me dije nga burimet jo zyrtare nëse agjentët kanë sekuestruar apo jo sende.

Më herët ka patur kontrolle në qendrën Harabel, ku bashkëthemeluese është bashkëshortja e Veliajt, Zonja Ajola Xoxa, si dhe në banesën e vëllait të Veliajt, tek Arbër Veliaj e po ashtu edhe në zyrën e këtij të fundit ku jane marrë disa materiale.

Për këtë hetim, u mor në pyetje në datë 26 dhjetor të vitit të kaluar kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, i cili dha sqarime në strukturën e posaçme antikorrupsion për rreth 5 orë. Për të njëjtin hetim është pyetur edhe Ajola Xoxa rreth 4 orë në SPAK.

Latest articles

Related articles