In Memoriam – Roger Scrutton, mendimtari konservator i shqetësimeve mbarëbotërore

nga Sebastian Zonja

Filozofi konservator britanik Roxher Skruton (Roger Scrutton) u nda nga jeta më 12 janar të vitit 2020. Ai ka një vend të veçantë në kolanën e mendimtarëve të spikatur. Do ndalemi te koncepti i tij për të bukurën. Skrutoni na ofron një optikë interesante për estetikën. Ai sheh forcë morale dhe kulturore tek estetika, e bukura, e cila formëson mënyrën si kuptojmë veten, komunitetin ku jetojmë dhe botën. Në këtë epokë konsumerizmi, ku çdo gjë ka një çmim nga mbrapa, filozofia e tij na shëben si kritikë e rëndësishme ndaj utilitarizmit, konsumizmit dhe erozionit të vlerave kulturore.
Skrutoni, si konservator i qartë dhe i thellë, na thotë se estetika është themelore për përvojën njerëzore. Ajo apelon dyfish tek qenia, sipas tij – i jep formë kuptimit të jetës dhe transhendencës (hyjnores).
“E bukura në art, muzikë, natyrë apo arkitekturë, na lidh me diçka më të madhe se vetja jonë. Përmes përvojave estetike ne takojmë të shenjtën, formojmë komunitete dhe shprehim njerëzoren që ndodhet brenda secilit”, thotë Skrutoni.

Është interesant këndvështrimi konservator mbi estetikën, duke qenë se etika (e mira dhe e keqja) janë në qendër të këtij pozicioni ideologjik.
Po ashtu, duke parë fuqinë dhe vendin që zë teknologjia, telefonat dhe kompjuterat, parája dhe luksi në përditshmëri, apeli i Skrutonit mbi estetikën na thotë se jeta nuk është thjesht punë dhe konsum, por, mbi të gjitha, shumatore përvojash që pasurojnë shpirtin.
Hapësirat e hijshme publike dhe artefaktet kulturore të një kombi, qytetërimi apo fshati krijojnë ndjenjë përkatësie. Ndërsa bota digjitalizohet përditë, estetika mund të shërbejë si forcë përbashkuese. Aktualisht ka një valë të re teknologjike – Inteligjenca Artificiale. Debatet janë të larmishme. Kjo fushë çel mundësi dhe sfida për gjendjen njerëzore. Ndërsa Inteligjenca Artificiale do të prodhojë imazhe, tekste dhe simfoni të ndryshme, pyetja do shtrohet – çfarë do quajmë autentike?
Skrutoni na çel dyert me pa përgjigje të ndryshme rreth këtij shqetësimi mbarëbotëror.

Latest articles

Related articles