Gazetari Enton Abilekaj përmes një komunikimi publik ka denoncuar video mesazhin e kryeministrit Rama për mbylljen e hetimeve të SPAK për vëllain e tij në dosjen Xibtaka dhe ofertën e mandatit të 4t të qeverisë Rama: burgosja e opozitës.
Një Kryeministër që, në vend të bëjë transparencë për akuzat, kundërakuzon dhe kërcënon, nuk mund të pastrojë imazhin e tij. Edi Rama nuk u nis vërtet të pastrojë imazhin me mesazhin e drejtpërdrejtë. I gjendur përballë mungesës së besueshmërisë dhe mbështetjes, zgjodhi kërcënimin, ndoqi këshillën e Makiavelit: më mirë të të kenë frikë se sa të të duan. Duke burgosur denoncuesit, tenton të mbjellë frikën.