Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol, është vendosur në një hotel në Theth, mëngjesin e sotëm.
Rreth orës 1:30 minuta, një person, i cili duket edhe në kamerat e sigurisë, është afruar në këmbë, ka vendosur lëndën plasëse dhe është larguar.
Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç. Berishta.
Policia ka arritur të arrestojë autorin, një i ri nga një fshat tjetër. Ai po merret në pyetje në lidhje me shkaqet e vendosjes së lëndës plasëse.Frederik Paplekaj është autori i dyshuar i vendosjes së lëndës plasëse në derën e një market në zonën e Thethit.