Ka përfunduar të premten në mesnatë afati 30 ditor i paraqitjes së kandidaturave për anëtar të Gjykatës Kushtetuese për vendin vakant të Holta Zaçaj, që përfundon me 10 mars 2025.
Në garë duket se janë 11 kandidatë, që janë pjesë e gjyqësorit, ish-anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë e atij gjyqësor si dhe avokatë apo juristë. Irena Nino dhe Florin Ballhysa janë dy komisionerët publikë të cilët kanë shprehur interesin për vendin vakant në Kushtetuese. Nurihan Seiti, ish-anëtare e KLP-së është një tjetër kandidaturë, po ashtu dhe Alban Toro ish-anëtar i KLGJ. Klodian Rado, Rezana Balla, Sinan Tafaj kanë paraqitur kërkesë.
Një tjetër kandidate është Genta Bungo ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që bëri procesin e vettingut për gjyqtarë e prokurorëve. Asim Vokshi, gjyqtar është në garë për këtë vend. Lista me emrat e kandidatëve do të bëhet publike të hënën dhe më pas emrat kalojnë për verefikim pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që bën dhe renditjen finale të tyre.
Holta Zaçajt i përfundon mandati si gjyqtare kushtetuese me 10 mars.