Sali Berisha, në konferencën e zakonshme të së premtes kur u pyet përsëri për primaret, tha se do t’ju njoftojmë shpejt(edhe pe nuk ka kohë), ndërkohë përmendi më shumë se dy herë negociatat me mazhorancën.
Sali Berisha tha “jemi në negociata”. Një proces misterioz dhe totalisht i mbajtur larg nga publiku e mbi të gjitha mbështetsit e opozitës, se çfarë kërkon PD-ja e Berishës nga këto negociatat.
Deri tani, Berisha ka negocuar thuajse të gjitha interesat që nuk janë mbështetur apo përfaqësuar nga partitë e tjera opozitare. Madje edhe ato luajale me Berishën. Këtë e tha qartë Fatmir Mediu dy ditë më parë, kur shprehu se ai kishte mbështetur variantin e Damian Gjiknurit për listat e hapura.
Edhe pse Sali Berisha ka deklaruar pa fund që ne nuk futemi në zgjedhjet me Edi Ramën dhe duam qeveri teknike, tani duket se ky refren është tretur si kripa n ujë.
Shtë tretur, pasi fuqia potenciale e PD-së së vulës është jo thjesht më e vogël, por problemi qëndron gjetiu.
Dhe u pa në në farë mënyre në një aggresion që ju bë disa drejtuesve të forcave të reja politike. Agresion, që duket ka ardhur nga një perceptim që vjen e rritet në sondazhe për aktorët e rinj, si një sinjal i qartë politik i kundërshtimit të Berishës nga votuesit realë të opozitës.