Drejtori i Teatrit Kombëtar, Altin Basha është shkarkuar këtë të enjte nga posti.
Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
Pak kohë më parë nëpërmjet një investigimi në media u denoncua se Altin Basha ka shpërdoruar fondet e Teatrit Kombëtar.
Në investigim thuhej se Basha kishte punësuar si kostumografe bashkëshorten e tij për shfaqen “Vojçek” dhe e kishte paguar atë 11 milionë lekë për kostumet e kësaj shfaqje, rreth 840 mijë lekë për veshjet e çdo aktori. Gjithashtu kanë rezultuar edhe emra fiktivë, të cilët janë paguar sikur të kenë qenë pjesë e Teatrit