nga Roland Lami
8 janari do mbetet në historin e pluralizmit shqiptar si simbolika e luftës për të siguruar një godinë pavaresisht sa e zbrazur nga idet është ajo. Zbrazëtinë e ideve politike të Z. Bashes e pasoj Z. Berisha.
8 Janari do mbahet mend si ilustrim i luftës brenda llojit i cili është shumë më i ashpër sesa ai me kundershtarin politik. Grupet politike ishin gati të eleminon fizikisht njeri – tjetrin deri në asgjësim ndlrsa me kundërshtarin historik mjaftojnë fjalët.
8 Janari do mbahet mend si momenti kur Z.Basha kuptoj që lider nuk të bën godina por mbeshtetësit, ndërsa Z.Berisha kuptoj që rikthimi i selisë të rikthen partinë por jo votat për të fituar pushtetin.Kujtojmë rezultatin e zgjedhjeve të 2023.
8 janari do mbahet mend si moment tipik
për të kuptuar akrobacitë që bejnë njerëzit vetëm që të sigurojnë mandatin e deputetit. Të gjithe ata që vollen vrer ato ditë për njëri tjetrin sot jane si vellezeri siamez. Madje garojnë mes njëri tjetrit kush të ekzaltohet më shumë në valle me këngën e Berishës. Akrobacira që na risjellin shprehjen e të madhit Agollit ” kjo nuk eshte demokraci por shkërdhatokraci”.
8 janari do mbahet mend si një histori turpi i gjyqësorit që zvarriti pafund një çështje banale juridike duke i shkaktuar jo pak kosto PD së rithemelimit ne zgjedhje.
8 Janari do mbahet mend si momenti jo i bashkimit të PD por i ndarjes më të thellë të saj pas ngjarjeve të 98. Ata që besuan se marrja e godinës do largonte të keqen nga PD, Z. Basha si shkaktar i ndarjeve dhe i pamundësis për të fituar sot me Z.Berisha janë më të qartë se kurrë që fitorja është me e pamundur se kurrë. Në atë godinë thjeshtë u zevendesuar njerezit por problemet mbeten aty të pazgjidhura.
8 Janari do mbahet mend si fillimi i shndërrimit të selisë së PD si mburoj e halleve të Berishës me drejtësin jo të qytetarëve ndaj keqeverisjes së rilindjes