Gazetarja Ambrozia Meta zbulon personazhin që ndoqi sot konferencën e Ramës

nga Ambrozia Meta

Ndërsa Edi Rama doli sot për t’ju hedhur një kockë elektorale shqiptarëve, në rresht të parë të sallës qëndronte drejtori i OSSH, Blendian Dalipi. Megjithëse disa muaj më parë, u publikua me dokumenta dhe fakte, skandali që tregonte se Dalipi ka përfituar 30 milionë euro tendera publikë përmes kompanisë së tij dhe të familjarëve, ai qëndronte për shtatë palë qejfe në vijë të parë, ndërsa pret radhën për Spak, i kallëzuar për këtë çështje nga opozita. Në një shtet normal Dalipi do ishte zhveshur nga funksioni që mban por në shtetin europian që po ndërton Edi Rama, ai është ende në detyrë sepse ato 30 milionë euro para të shqiptarëve nuk i fut të gjitha në xhepin e xhaketës së tij nude. Një pjesë e konsiderueshme janë taksë qe paguhen për Partinë Socialiste dhe për blerjen e votave, prandaj Dalipi ka shpërngulur gjithë stafin e OSHEE- së në Fier, që të bëjnë fushatë për tortën “Belinda”. Në qeverisjen e “liderit” që ecen krah për krah me Ismail Qemalin, drejtorët e kanë kriter emërimi, krijimin e një kompanie private, për të marrë tendera publikë. Se nuk mund të jenë rastësi edhe drejtorët e lalit edhe ish-kreu i ARRSH edhe Blendiani që shumë shpejt do bashkohet me shokët biznesmenë.

Latest articles

Related articles