Prej datës 1 janar ka hyrë në fuqi një rregullore e re që përcakton shumën që çdo drejtues mjeti duhet të paguajë për siguracionin e makinës. Më konkretisht, një makinë , e cila vitin e kaluar ka paguar siguracion 17 mijë lekë. Ndërsa këtë vit duhet paguar është 19 mijë lekë. Për këtë çështje ka reaguar prof. Taulanda Jupi përmes një komunikimi publik.
Rritja e primit të sigurimit të detyruar prej 20% për automjetet personale dhe më shumë se 20% për ato të bizneseve është një “gjobë” e re për xhepin e çdo qytetari, buxhetin e çdo familjeje dhe çdo biznesi shqiptar.
Sistemi Bonus-Malus, nëse zbatohet si duhet, ka potencial për të shpërblyer drejtuesit e kujdesshëm të automjeteve dhe për të penalizuar ata që shkaktojnë aksidente. Por, përpara se ky sistem të vihet në funksion të plotë dhe të krijojë një ndikim pozitiv, rritja e menjëhershme e çmimeve ngjan si një vendim i njëanshëm dhe i papeshuar mirë.
Agjensia e Mbikqyrjes Financiare duhet të mbrojë interesin e qytetarëve dhe të jetë mbikqyrëse e drejtë e tregut të sigurimeve, duket se ka dështuar në këtë rast me indiferencën e saj dhe mungesën e transparencës. Një çështje kaq e rëndësishme që prek drejtpërdrejt jetën e përditshme të qytetarëve dhe bizneset nuk mund të kalojë pa një proces konsultimi publik.
Qytetarët meritojnë një shpjegim të qartë:
- Pse duhet të paguajnë më shumë?
- Çfarë përfitimesh reale sjell kjo rritje?
Dhe mbi të gjitha: - Si do të garantohet që kjo barrë shtesë nuk është thjesht një favor për kompanitë e sigurimeve në kurriz të qytetarëve?