Një 68-vjeçar është gjetur i vdekur në një banesë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë.
Viktima është gjetur i zhveshur dhe me shenja dhune në pjesën e nofullës dhe dyshohet se është vrarë, shkruan Shqiptarja.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ngritur pika kontrolli në qytet.