Më 21 dhjetor 2024, rreth orës 23:45, në një banesë në katin e 9-të të një pallati në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë ka ndodhur një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur dëme në xhamin dhe vetratën e ballkonit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga shpërthimi.
Hetimet janë në vijim për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorëve.