Iu gjetën 500 milionë lekë në shtëpi – Mjeku Prifti i përgjigjet Dr. Berishës

spot_img
Advertisements

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti ka reaguar publikishty pas një deklarate të bërë nga Sali Berisha, se ai ishte arrestuar për paratë që i ishin gjetur në zyrë.

Përgjatë reagimit mjeku shoprehet se në zyrën e tij në spitalin publik, në QSUT, nuk i janë gjetur para, por ato ishin në shtëpinë e tij. Edvin Prifti sqaron se për çdo qindarkë ka pasur dokumente justifikuese.

“Në shtëpinë time kur jam pyetur nëse kam shuma financiare, kam pohuar dhe ju kam servirur vlerën së bashku me dokumentet përkatëse”, shkruan mjeku Edvin Prifti, duke shtuar se në aktakuzë këto shuma nuk janë përmendur fare sepse dolën të ligjshme, sipas tij.

“Në përgjegjësinë time të plotë, çdo e ardhur e imja është totalisht e ligjshme dhe e justifikuar, aq e justifikuar sa ekspertiza kontabël zyrtare prej 617 faqesh e dorëzuar në mënyrë zyrtare ne 13 dhjetor 2021, në datë 8 shkurt 2024, nuk gjendej më, ishte djegur apo “fluturuar”, vijon ai.

Shënimi i plotë i mjekut Edvin Prifti:

“Nje sqarim! Ne mediat dhe ne disa deklarata te prof. Sali Berishes, evidentohet qe 4 vjet me pare mua me jane gjetur vlera monetare ne zyren time. Ne radhe te pare i jam mirenjohes ne besimin qe ai ka ndaj te vertetes sime! Ne radhe te dyte, gjetja e parave ne zyren time eshte totalisht e pavertete.

Ne zyren time ne spitalin publik nuk eshte gjetur asnje vlere monetare. Ne shtepine time kur jam pyetur nese kam shuma financiare, kam pohuar dhe ju kam servirur vleren se bashku me dokumentet perkatese. Po gjithashtu, ne aktakuzen aktuale ndaj meje keto vlera monetare nuk permenden, mesa duket kane kaluar filtrin perkates i cili ndan te ligjshmen nga e paligjshmja!

Ne pergjegjesine time te plote, cdo e ardhur e imja eshte totalisht e ligjshme dhe e justifikuar, aq e justifikuar sa ekspertiza kontabel zyrtare prej 617 faqesh e dorezuar ne menyre zyrtare ne 13 dhjetor 2021, ne date 8 shkurt 2024, nuk gjendej me, ishte djegur apo “fluturuar”! Ne 17 shtator 2024 gjykata kerkon ekspertize te re, dhe sot ne 19 dhjetor 2024, kjo elspertize akoma ska filluar! Konkluzionet mund ti nxjerre secili!”

spot_img

Latest articles

Related articles