Rama në Bruksel: Synojmë hapjen e të gjithë kapitujve gjatë vitit 2025

spot_img
Advertisements

Shqipëria mban sot në Bruksel konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëri – BE, ku do të hapen zyrtarisht negociatat për grup kapitullin VI që janë “Marrëdhëniet me Jashtë” dhe përfshin kapitujt negociues 30 dhe 31, përkatësisht “Marrëdhëniet e jashtme” dhe “Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes”.

Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama. Së bashku me të janë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës (30, 31) të grupkapitullit të VI.

Kryeministri Edi Rama foli nga Brukseli teksa mbërriti për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare. Rama tha se hapja e negociatave për klasterin ‘Marrëdhëniet me jashtë’ është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë.

“Jemi këtu për një hap të rëndësishëm dhe të hapim një klaster të ri që është shumë i rëndësishëm për planet tona. Ne duhet të vazhdojmë para dhe ambicia jonë është të hapim më shumë klaster deri në pranverë dhe më pas të jemi të sigurt që vitin e ardhshëm të mbarojmë me hapjen e kapitujve. Është ditë e mirë për vendin tonë dhe është hap motivues për të gjithë ne”, tha Rama

spot_img

Latest articles

Related articles