Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka synim të bëhet vend anëtar i Bashkimit Europian brenda kësaj dekade.
Në një takim me ambasadorët e huaj dhe zyrtarë të tjerë socialistë, Rama foli edhe për akuzat se po tenton të bllokojë SPAK-un, përmes komisionit antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.
Rama tha se pa vullnetin e Partisë Socialiste, nuk do të ishte bërë Reforma në Drejtësi.
“Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK-un, ndaj po bëjnë mbedhje sekrete, dhe po thurrin komplot”. Dhe natyrisht kur përmend SPAK-un ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që dalin menjëherë në mbrojtje. Duke filluar nga miqtë tanë aleatët strategjikë, duke vazhduar me të gjithë ata që janë përfshirë në këtë proces si ekspertë.
Konsiderojini akuzat si hudhra që do të pengojnë syrin e keq që do ju marrë më sysh, dhe duke vazhduar me të tjerët, që Partia Socialiste e Shqipërisë, është forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi, pa forcën dhe vullnetin e hekurt të PS, jo Amerika, jo Europa, por të gjithë të tjerët të bëheshin bashkë, nuk do ta kishin bërë të mundur Reformën në Drejtësi”, u shpreh Rama.



