Çupi: Opozita të jetë e bashkuar në zgjedhje, buxheti 2025 tregoi keqqeverisjen

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, ka kritikuar ashpër buxhetin e miratuar nga Qeveria shqiptare, duke e cilësuar atë si një “lëmoshë” për pensionistët dhe një pasqyrë të keqqeverisjes. Sipas Çupit, nuk ka asnjë rritje reale të pensioneve, por një bonus të përkohshëm që synon të fitojë vota para zgjedhjeve të vitit 2025.

Në një intervistë për RTSH 24, Çupi theksoi se kërkesa për të miratuar “minimumin jetik” është injoruar, duke dëshmuar, sipas saj, se qeveria ka si prioritet jetën luksoze të tyre, dhe jo mirëqenien e qytetarëve.

“Nuk ka në buxhet rritje të pensioneve por ka një lëmoshë që do ju jepet si mëshirë, pra ka një bonus para zgjedhjeve në pranverë të 2025. Kjo është një fyerje e rëndë për të gjithë pensionistët që kanë kontribuar për vendin. Buxheti i miratuar është një pasqyrë e keqqeverisjes me tendera, vjedhjet, korrupsionin duke vjedhur çdo pronë në favor të një grupi të afërt me kryeministrin. Qëllimi i qeverisë ka qenë të bëjmë të varfër shqiptarët dhe më pas t’ju blejmë votën. Minimumi jetik nuk u votua pasi e duan buxhetin për të bërë tendera e koncesione dhe për të bërë jetë luksi në administratën publike. Në kemi këtë politikë fiskale dhe këtë korrupsion shpopullimi është faktori kryesor që tregon këtë keqqeverisje”, tha Çupi.

Latest articles

Related articles