Trump emëron krushkun ambasador në Francë

Donald Trump njoftoi këtë të shtunë se do të emërojë Charles Kushner, babanë e dhëndrit të tij Jared Kushner, si ambasador të Shteteve të Bashkuara në Francë.

“Charles Kushner do të dërgohet në Paris për të forcuar partneritetin midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës, aleatit tonë më të vjetër dhe një nga më të fortët “, shkroi presidenti i zgjedhur amerikan në rrjetin e tij “Truth Social”.

Charles Kushner kaloi një vit në burg federal dhe u fal nga Donald Trump në fund të mandatit të tij të parë në Shtëpinë e Bardhë.

Djali i tij Jared Kushner është bashkëshorti i Ivanka Trump, vajzës së madhe të presidentit.

Që nga zgjedhja e tij përballë Kamala Harris më 5 nëntor, Donald Trump ka bërë një sërë emërimesh të bujshme brenda administratës së tij.

Ai emëroi Ministër të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr, një njeri shumë skeptik ndaj vaksinave. Miliarderi Elon Musk duhet të bashkëdrejtojë një komision përgjegjës për shkurtimin e shpenzimeve publike

Latest articles

Related articles