Në kushte të vështira atmosferike, Forcat e Armatosura janë ngjitur në Malin e Korabit për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të cilët kishin mbetur të bllokuar nga dëbora.
Përmes një njoftimi zyrtar, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se gjatë ditës së enjte, 19 forca dhe tre mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi.Ata arritën të bëjnë të mundur shpëtimin e tre banorëve dhe 30 krerëve kuaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në Malin e Korabit si pasaojë e dëborës e cila kishte arritur deri në 40 cm.“Ndërkohë që Shqipëria feston, Forcat e Armatosura dhe AKMC janë në krye të detyrës për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të bllokuar në zonat e thella të vendit.
Gjatë gjithë ditës së enjte, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u ngjitën në Malin e Korabit në kushte shumë të vështira atmosferike për të shpëtuar tre banorë, bashkë me 30 krerë kuaj të bllokuar.
Koordinimi mes strukturave të Mbrojtjes Civile në nivel vendor, të mbështetura nga Forcat e Armatosura, rezultoi i suksesshëm duke iu ardhur në ndihmë banorëve në kushte shumë të vështira për shkak të temperaturave të ulëta dhe borës që arrinte deri në 40 cm.
Në operacion morën pjesë 19 forca dhe 3 mjete nga Batalioni i tretë i Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut, të cilët finalizuan me sukses misionin në rreth 2100 metra lartësi. Falënderim i veçantë për heronjtë tanë të Forcave të Armatosura.”, njofton Ministria e Mbrojtjes.