Prapaskenat e lirimit të Sali Berishës! – Analiza

Rikthimi i çuditshëm i PD në Kuvend për buxhetin e shtetit, duket se ishte pikërisht sinjali i një zhvillimi të ri pas rrëmujës që përjashtoi mbi 20 deputetë nga seanca.

Ai kërcim pindarik ishte pjesë e një axhende, e cila u përqendrua tek një zhvillim i pritshëm, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Sali Berishën.

Vendim, i cili siç doli, ishte kundër tij, pasi nuk kishte si shkonte ndryshe, ngaqë do të kthehej në një precedent regresiv, edhe për subjekte të tjera që mund të jenë pjesë e hetimeve të Prokurorisë Speciale.

Megjithatë, të gjithë antenat në Tiranë flisnin për një lirim të Sali Berishës, që duket se përdorën Gjykatën Kushtetuese si bllof. Ambasada amerikane po kërkon të rivendosë marrëdhëniet bazike me PD pa njohur lidershipin e Sali Berishës, sipas modelit britanik “flasim me të gjithë”.

Lirimi i Sali Berishës, ka ardhur si një artific ligjor, duke u mbështetur në fazën që tashmë ai nuk përbën një problem për prishje provash, ngaqë dosja ka shkuar në gjykim e loja është hapur.
Ndërkaq, alibia e përdorur nga Sali Berisha dhe avokatët e tij, se vendimi i Gjykatës ka ardhur nga frika se dosjen e kanë çuar në Strasburg, është e rrëzuar që në nisje.

Kjo pasi, dosja në Gjykatën e Strasburgut, ka shkuar pas vendimit të Kushtetueses për çështjen e masës së sigurisë.

Nga sot, me vendimin e GJKKO-së për Sali Berishën, mbrojtësit ligjorë të të gjithë zyrtarëve që ndodhen në arrest (përfshirë Ilir Metën), e ku dosja e tyre ka shkuar për gjykim, do ta përdorin për ndryshimin e masës së sigurisë. Pasi ky vendim ka krijuar një precedent. Precedent që kish filluar me çështjen Dako.

Sali Berisha, 80 vjeç, ka humbur një vit kohë për Mbrojtjen e dobët ligjore për masën detyrim paraqitjeje dhe çnderoi PD duke u marrë me mosbindje partiake për hallin e tij.

Latest articles

Related articles