Lirimi i Berishës, reagon Gjykata e Posaçme: Nuk ekzistojnë më nevojat e sigurimit

Gjykata e Posaçme ka reaguar në mënyrë zyrtare në lidhje me vendimin për rënien e masës së sigurisë ‘arrest në shtëpi’ për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Gjykata e Posaçme sqaron se, ka vendosur pranimin e kërkesës së Sali Berishës për rënien e masës së sigurisë.

“Gjykata ka vendosur revokimin e masës së sigurimit personal ‘arrest në shtëpi’ për të pandehurin Sali Berisha, për shkak se nuk ekzistojnë më nevojat e sigurimit”, – sqaroi për BIRN koordinatorja për të drejtën informimi në këtë gjykatë, Elsa Lita.

Latest articles

Related articles