Z. Rama shumë e parashikueshme loja juaj për mandatin e 4t.
E do një “armik” për të justifikuar kancelaritë për mandatin e radhës, se Sali Berisha do tua prishë reformën në drejtësi, më lini mua edhe një mandat tjetër. Berisha i keqi, Ti i miri.
E do një “armik” për të justifikuar xhepat bosh të pensionistëve, vatrat bosh nga fëmijët e tyre, etj.
E do një “armik” për të justifikuar triumfin sepse sdo që të shënohet se fitove pa një “Kundërshtar”. Ti ke një parti të madhe nuk mund të fitoje veç kundër partive të vogla. Çfarë do thuhej pastaj në histori.
E do një “armik” me Parti, të lirë dhe demokratike. Ia dhe vulën, partinë dhe lirinë. I more amnistinë dhe kodin zgjedhor.
Është gjë e mirë kur je i parashikueshëm.