Analisti Fitim Zekthi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, se protesta e sotme e thirrur nga opozita ishte në thelb, e paqartë dhe asgjë të re.
Për Zekthin, mosbindja civile e organizuar nga opozita thellon edhe më tepër këtë opozitë në paqartësinë e saj në mënyrën se si po bëhet politikë.
“Nga revolucioni i vjeshtës së kaluar, tek një marrëveshje shumë të paqartë me PS-në , tek mosbindja civile të bërë në dyert e institucioneve ndërkombëtare, te bllokimi i rrugëve dhe tek kjo e sotmja unë shoh një paqartësi. Kur mendon që mes gjithë kësaj situate është dhe pjesëmarrja në Kuvend gjoja për buxhetin e shtetit.
Në gjithë këtë situatë mendojë se opozita nuk bënë dot më shumë se kaq. Nuk mund të arrihet kurrë qëllimi me këtë mënyrën të protestuar. bllokimi i rrugëve nuk bëhet nga partitë por nga komunitete të ndryshme sikurse mund të jenë fermerët, ambientalistët, mund ti bëjnë grupe të caktuara por jo partitë politike“