5 vite pas tërmetit, Alfrida Marku: Pallatet e rindërtuara pa çertifikata pronësie për banorët, i duan për elektorat në Lezhë

spot_img
Advertisements

Alfrida Marku, antare e Këshillit bashkiak në Lezhë dhe kreu i Degës së Euroatlantikëve përmes një komunikimi publik ka shprehur shqetësimin për qindra banorë të dëmtuar nga tërmeti 5 vite më parë dhe janë akoma pa çertfikata pronësie për banesat e tyre.

KOMUNIKIM

📌Asnjëri nga pallatet e rindërtuar në Bashkinë Lezhë, por edhe në Kurbin, nuk figuron i regjistruar në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

📌Për pasojë, banorët e këtyre pallateve, nuk disponojnë një dokument pronësie për apartamentin e marrë në dorëzim.

Neglizhencë nga Institucionet përgjegjëse apo e qëllimshme ?
Një tjetër plan për pronësinë e pallateve të rindërtimit?
Apo, vështirësia me të cilën u përballën këto familje do të përdoret per propagande edhe në zgjedhjet e ardhshme elektorale ?!

📌Bashkia Lezhë ende nuk ka zgjidhje për rindërtimin e pallatit në qendër të qytetit të Lezhës si dhe të 41 banesave individuale në njesitë e tjera administrative.
📑📈Mbi 20 miliard lekë janë tenderuar vetëm nga Bashkia Lezhë për rindërtimin; 2 miliard lekë të akorduar për rindërtimin janë pezulluar pa asnjë shkak, duke e mbartur në buxhetin e vitit 2024 por jo me destination rindërtimin e këtyre objekteve.

📌5 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, me mbi 920 milion euro ne dispozicion nga buxheti shtetit, nga taksat e shqiptareve, e 1.15 miliard euro nga konferenca e donatoreve, veshtire te mendohej se problematika të shumta do mbarteshin të pazgjidhura nga viti në vit. Madje, koha po nxjerr në dritë probleme të reja.

⚖️Në mos herët vonë, procesi i rindërtimit do të rezultojë në një ndër skandalet më të mëdha të abuzimit e korrupsionit në vendin tonë.

spot_img

Latest articles

Related articles