Kryeministri Rama foli për nismë ligjore për regjistrimin e të gjithë familjeve që u regjistruan si kosovarë në Mbretërinë e Bashkuar.
Do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa problem të të gjithë shqiptarëve që u regjistruan si kosovarë në Angli, dhe rikthimin e emrit tuaj, të nënës e babës”
“Disave prej jush u është dashur të fshehin identitetin e tyre disa të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe dhe të tjerë kalojnë vështirësi për regjistrimin e fëmijëve bë Shqipëri. Së shpejti do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa telashe në Shqipëri të të gjithë fëmijëve të prindërve që u regjistruan si kosovarë këtu në Angli dhe do vazhdojmë përpjekjet diplomatike pranë qeverisë së re britanike për t’ju mundësuar të gjithëve ju që keni një emër nga ajo kohë rikthimin e emrit të nënës e babës në të gjitha raste kur ju e dëshironi. Në atë kohë shumë prej nesh udhëtuan drejt Britanisë ku u regjistruan si refugjatë politikë për të fituar lejen e qëndrimit dhe për të jetuar. Sot është kollaj të thuhet se ata abuzuan me sistemin e këtushëm duke ndërruar emër dhe mohuar vetveten. Por vetë ndarja mes refugjatëve politikë dhe ekonomikë jo si në kushtet e atij viti është një mjet për të justifikuar përjashtimin shoqëror në një Europë që është e kapur në kurthin e politikës dritëshkurtër të zgjedhjeve të radhës”.
Rama tha se Britania nuk i dha aq shumë shqiptarëve sa këta i dhanë Mbretërisë së bashkuar.
“Ju shqiptarët e Britanisë së madhe keni përfituar nga ky vend më pak se ajo ka përfituar nga ju. Kjo nuk është retorikë por e vërtetë që vlen për të gjithë shqiptarët e Europës. Ju meritoni vetëm mirënjohje nga ky vend. E ne do të kërkojmë vetëm respekt nga çdo shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë. Ju përballuat sfida të rënda por sot jeni më të fortë se kurrë më parë. Edhe Shqipëria ka përballuar sfida por sot është më e fortë”, tha Rama