Flamur Noka: PD i ka dyert e hapura për gratë dhe rolin e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në tryezën e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas për rolin e gravë në politikë, premtoi se në zgjedhjet e ardhshme, pjesëmarrja e tyre do të jetë shumë e lartë.

Noka u shpreh se gratë në shoqëritë shqiptare kanë qenë dhe janë një nga shtyllat kryesore të familjes dhe shoqërisë. Ai theksoi se pjesëmarrja e grave në politikë , sjell në shoqëri një qasje tjetër më gjithëpërfshirëse, më të drejtë dhe më të barabartë.

“Detyra jonë është të luftojmë për të mbrojtur shoqërinë shqiptare, për të mbrojtur gratë dhe vajzat nga dhuna dhe diskriminimi dhe për ta nxjerrë nga bataku ku e ka futur Edi Rama. Për ne, roli i grave në shoqëri dhe politikë nuk duhet të jetë thjesht sipërfaqësor, por duhet të jetë thelbësor pasi siç e thamë, pasi edhe pozita e grave në familje dhe shoqëri është thelbësore. Por ne duhet të luftojmë të gjithë së bashku për të krijuar hapësira. Në PD, hapësirat janë të pamata për gruan, pjesëmarrjen dhe ndikimin e saj.”, tha Noka.

Ai theksoi se “Zëri juaj në tryezën e politikës është i domosdoshëm. Me zërin tuaj ju duhet të adresoni të gjitha sfidat që prekin jetën e grave, familjeve dhe shoqërisë. PD i ka dyert e hapura për gratë dhe rolin e tyre.”

Latest articles

Related articles