Sherr dhe goditje me thika mes dy studentëve të Universitetit Metropolitan në Tiranë që ndodhet në Qytet Studenti.
Një konflikt i nisur brenda Universitetit Metropolitan, në korridor me pretendimet “pse më shkele” vazhdoi me shtyrje mes dy të rinjve.
Sot konflikti është agravuar nga inati i vjetër dhe dy studentët Aron Demiraj 20 vjeç dhe Ajdin Ajvazi 19 vjeç kanë dalë jashtë për t’u sqaruar me thikë.
Në vendin e ngjarjes janë mjaft të dukshme njollat e gjakut. Demiraj mori disa goditje me thikë nga Ajvazi.
Qytetarët njoftuan policinë, ambulancën dhe i erdhën në ndihmë 20-vjeçarit, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Ai mori tre goditje, në brinjë, në qafë dhe shpatull.
Autori u largua me shpejtësi, por arratia nuk zgjati shumë, pasi u arrestua. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi në një moment teksa përpara ministrisë së Arsimit po protestohej për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.