HUAWEI CONNECT 2024 Paris: Huawei Prezanton Shërbime Inteligjente për Transformimin Digjital të Bizneseve

Gjatë Forumit të Shërbimeve ICT në HUAWEI CONNECT 2024 Paris, Huawei prezantoi kapacitetet e shërbimeve të saj dhe vizionin për të drejtuar transformimin digjital të ndërmarrjeve në Evropë. Kompania theksoi sesi Shërbimet Inteligjente të Huawei-t bashkëpunojnë me partnerët për të arritur rezultate konkrete nëpërmjet mjeteve të integruara me AI për ofrimin e shërbimeve, fuqizimit të partnerëve përmes platformës O3 dhe shërbimeve gjithëpërfshirëse përgjatë gjithë ciklit jetësor.

Kapacitetet Globale të Shërbimeve

Yaobing Wang, Drejtuesi i Departamentit të Teknologjisë së Rrjetit, Huawei Global Technical Service, prezantoi infrastrukturën globale të shërbimeve të kompanisë. Me 21 qendra shërbimi, 1,100 qendra lokale të pjesëve rezervë, 20,000 inxhinierë për ofrimin e shërbimeve dhe mbi 6,200 partnerë të certifikuar të shërbimeve, Huawei garanton mbështetje dhe shërbime në mbarë botën. Arritjet përfshijnë dorëzimin e 170 qendrave të ndryshme të të dhënave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e mbi 1,800 rrjeteve ICT në të gjithë botën. Kompania investon mbi €500 milionë në vit në R&D për shërbimet dhe zotëron 3,073 patenta të lidhura me shërbimet.

Përballja me Sfidat e Transformimit Digjital

Hank Stokbroekx, ekspert i lartë i Shërbimeve Huawei, theksoi: “Transformimi digjital është i pashmangshëm për mbijetesën afatgjatë të kompanive; Huawei dhe partnerët e saj ofrojnë eksperiencën dhe aftësitë e nevojshme për të garantuar një transformim të suksesshëm dhe me përfitime afatgjata.”

Shërbime Gjithëpërfshirëse gjatë Ciklit Jetësor

  • Shërbimet e Integrimit të IT dhe Rrjetit Inteligjent: Këto shërbime garantojnë që klientët të migrojnë pa probleme ICT-në ekzistuese në arkitekturën më të avancuar.
  • SmartNOS për optimizim: Me SmartNOS, Huawei siguron vlerësimin e saktësisë së planit të ndryshimeve, duke reduktuar rrezikun e dështimeve.
  • Shërbimi i Mbështetjes së Klientit: Për zgjidhjen e shpejtë të problemeve, Huawei ofron mbështetje direkte ose përmes partnerëve të saj të shërbimeve.
  • Shërbimi Inteligjent i Operacioneve dhe Mirëmbajtjes: Për menaxhim të përditshëm të rrjeteve dhe IT-së.

Platforma O3: Fuqizimi i Partnerëve dhe Klientëve

Platforma O3 (Online, Open dhe Orchestration) është një hapësirë e dedikuar për ndarjen e njohurive, mjeteve dhe dokumentacionit. Partnerët përfitojnë efikasitet të shtuar në ofrimin e shërbimeve dhe klientët përmirësojnë menaxhimin dhe planifikimin e tyre.

Në përfundim të sesionit, Huawei paraqit zyrtarisht Platformën e Mundësimit të Shërbimeve për Partnerët O3 dhe ndau Çmimet për Përdoruesit e Mëdhenj të O3.

Latest articles

Related articles