Sekuestrohen 950 mijë euro në pikën kufitare, arrestohet shoferi shqiptar (EMRI)

Policia Malazeze në PKK Bozhaj-Hani i Hotit ka sekuestruar 950.000 euro, të cilët po transportoheshin në serbatorin e një automjeti të ngarkuar në një karrotrec për zhdoganim.

Ky është rasti i tretë i transportimit të parave nga Gjermania, në drejtim të Shqipërisë. Dy rastet e mëparshme i kapën nga policia kufitare e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar Muriqan. Policia malazeze e kufirit ka arrestuar drejtuesin shqiptare të karrotrecit, Marenglen Tozaj 44 vjeç lindur ne Kallarat.

Nga sa mësohet, të tre rastet e kishin pike nisje qytetin e Dortmundit nga Gjermania.

Latest articles

Related articles