Punonjësit e pastrimit në Fier protestojnë për pagat, Subashi i kërcënon me largim

Disa punëtorë të ndërmarrjes së pastrimit të zonave rurale në qytetin e Fierit kanë protestuar për rritjen e pagave dhe mungesën e kushteve të punës. Sipas tyre vështirësia e punës së tyre është e lartë ndikuar nga kushtet e motit dhe mjetet e punës.

Gjithashtu shumica prej tyre nuk paguhen për orët shtesë në punë.

Punëtorët e pastrimit paralajmërojnë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, ata do të vijojnë me pezullimin e punës dhe do të përshkallëzojnë protesta, ndërsa nga drejtuesit e Ndërmarrjes së Pastrimit përflitet se grevistët do të zëvendësohen.

Ndërmarrja e Pastrimit në bashkinë e Fierit ka 150 punonjës që paguhen me pagën minimale prej 40,100 (bruto) lekësh.

Latest articles

Related articles