Tre emra të rinj janë shtuar në listën e Kombëtares për ndeshjet e nëntorit. Silvinjo ka vendosur të rikthejë Arbnor Mujën, Adrian Bajramin dhe Jon Mersinajn.
Muja kthehet me bujë në sulm, pasi mungonte prej një viti. Ndërkohë Bajrami dhe Mersinaj vlejnë për repartin e mbrojtjes.
Për Mersinajn ftesa shkon pasi mungonte prej marsit të këtij viti në takimet miqësore. Në anën tjetër Mersinaj ishte i ftuar në shtator për Ligën e Kombeve, teksa qëndroi i gatshëm në stol.
Lojtarët në fjalë vijnë pasi Kombëtarja ka të tjerë që nuk ia dolën të rikuperohen në kohë nga dëmtimet. Bëhet fjalë për Gjimshitin, Manajn, Kumbullën dhe Baren.



