Gjobvënie ? Pas tritolit në biznes, ia hedhin edhe në shtëpi në Shkodër

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Shkodër, ku është hedhur një sasi eksplozivi në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë”.

Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në derën e banesës së Ardian Fierzës, pronarit të një agjencia funerale, objekt të cilit iu vendos tritol në muajin gusht.

“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Ndërkohë një grup hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet e veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Latest articles

Related articles