Jonuz Myshketa, Sami Osmani dhe Samet Vata, anëtar të Këshillit bashkiak Durrës, nga formacioni Demokratët Euroatlantikë i kanë bërë një kërkesë Prokurorisë të jenë prezent në hapjen e 102 kontejnerëve në Portin Durrës që dyshohen se janë mbetje toksike të rrezikshme.
“Pas kerkesave te bera publikisht per te qene pjese e inspektimit te konteniereve me mbetjet te cilat mendohen se kane permbatje toksike te larte Ju drejtuam Prokurorise.Permes ligjit jemi dhe do mbetemi perhere ne kah te interesit qytetar duke kerkuar transparence dhe zbatimin e ligjit nga ana e institucioneve dhe jo vetem” – shkruan Myshketa.





