Trajneri i Milan-it, Paulo Fonseca, zbuloi se Francesco Camarda do të luajë titullar në sfidën e kampionatit ndaj Cagliari-t.
Ndonëse është vetëm 16 vjeç, tekniku kuqezi deklaroi se nuk i shikon lojtarët nga mosha, por nga cilësitë që ata tregojnë.“Po e tregoj vetë, Camarda do të jetë titullar nesër. Për mua nuk është habi. Ai punon shumë çdo ditë. Të gjithë në këtë klub besojnë shumë tek ai. Për mua lojtarët nuk shikohen nga mosha, por nga cilësia. Abraham nuk është në maksimumin e tij. Unë kam besim të madh te Camarda. Është stërvitur shumë dhe ka shumë guxim”, deklaroi Fonseca.