“Vëllai yt hajdut do të marrë në qafë edhe Ballukun! (Je ushtar i bandës së Troplinëve)”

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda në drejtim të ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Bardhi tha se Hoxha është “ushtar i bandave të Durrësit”. Ai u shpreh se drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda është “ushtar i bandave të Elbasanit”.

Më tej, Bardhi tha se opozita nuk ka respekt për presidentin, sepse është ushtar i kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga replika:

Gazment Bardhi: Zotëria, ministri i Brendshëm ushtar i bandave të Durrësit detyroi Policinë e Shtetit që të referojë në Prokurori deputetët e opozitës për veprimtarinë e tyre. Ç’punë ka Ilir Proda, ushtari i bandës së Elbasanit. Presidenti i Republikës nuk gëzon asnjë respekt nga opozita sa kohë sillet si ushtar i rëndomtë i kryeministrit. Ambasadoret të mos bëjnë fushatë për Partinë Socialiste, sepse e kanë të ndaluar me ligj.

Ervin Hoxha: Më dëgjo një sekondë, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psikokriminale që unë kam për shkak të detyrës, tek njerëzit recidivist, përsëritës gënjeshtar. E dyta që t’i gënjen, akuzon dhe u beson atyre që akuzon kjo është shumë e vërtetë. Policia bëri detyrën, nuk ka hyrë në Kuvend, turma që drejtohet nga ty po sillet drejt institucioneve Kushtetuese. Policia mbrojti Kuvendin.

Gazment Bardhi: Së pari, turmë je ti dhe çeta e hajdutëve që të rrethon ty duke përfshirë dhe tët vëlla që do të marrë në qafë veten dhe Belinda Ballukun, bashkë me të, Do ta mësosh shumë shpejt pse po ta them këtë. Është një hajdut atje në OSHEE, që vjedh paratë e qytetarëve dhe energjisë, Ju jeni tufë, jo deputetët e opozitës.

Latest articles

Related articles