Ministrja e kalamajve Bora Muzhaqi kandidate për deputete në Librazhd

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025, dhe duket se një nga surprizat më të mëdha është prezantimi i ministres Rinisë dhe Fëmijëve Bora Muzhaqit si kandidate e PS për zonën e Librazhdit dhe Përrenjasit. Muzhaqi, e cila ka lindur në Elbasan dhe ka lidhje familjare me zonën e Librazhdit, është përfolur si deputetja e ardhshme e këtyre dy zonave.

Drejtuesi i ri politik i PS për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku, ka nisur zyrtarisht fushatën duke zhvilluar takime në Librazhd dhe Përrenjas, ku Bora Muzhaqi u vu menjëherë në qendër të vëmendjes.

Latest articles

Related articles