Po i vendoste eksploziv një makine, por i shpërthen në dorë, humb jetën atentatori

spot_img
Advertisements

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan. Një i ri ka humbur jetën nga një shpërthim me eksploziv. Sipas policisë, 24-vjeçari po i vendoste eksploziv një automjeti në pronësi të shtetasit Renato Çepa (Alias Kel Llumi)., por lënda eksplozive ka shpërthyer para kohe duke e lënë fillimisht të plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Sipas burimeve zyrtare, “rreth orës 04:10, në lagjen ‘Shënkoll’, dyshohet se një shtetasi Kristi Balukja rreth 24 vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip ‘Volkswagen’, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24 vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital. Si pasojë e plagëve të marra 24-vjeçari ka humbur jetën në spital”.

Lidhjet e Renato Çepës me personazhe të njohur të botës së krimit

40-vjeçari Renato Çepa, i njohur ndryshe si “Kel Llumi”, është një person me precedent penal në fushën e lëndëve narkotike.

Po kështu 40-vjeçari rezulton i skeduar nga policia për lidhje me të ndjerin Emiljano Ramazani të vrarë katër vite më parë si edhe me personazhe të tjera të botës së krimit.

Emiljano Ramazani ka qenë një eksponent i dalluar i krimit në qytet, që njihej për lidhjet e tij me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ai u qëllua për vdekje, më 20 korrik 2020, vetëm pak sekonda pasi ishte ndalur me makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan.

spot_img

Latest articles

Related articles