Analisti Andi Bushati ka komentuar shpenzimet e luksit të kryeministrit Edi Rama gjatë një daljeje televizive, ku theksoi se ai nuk e mendon aspak që duhet të japë llogari, edhe pse paguhet nga taksat e qytetarëve shqiptarë.
Nga ana tjetër, Bushati i referohet SPAK-ut ku thot se llogaridhënia e Pokurorisë në Shqipëri është me standard të dyfishtë, teksa përmendi edhe arrestimin e Ilir Metës dhe hetimin pasuror ndaj tij.
“Nuk ka shishe vere poshtë 1 mijë euro kur ulesh në tavolinë me Ramën. Rama s’e mendon më që paguhet nga taksat e qytetarëve, e duhet të japë llogari. SPAK-un e ka bërë si Elisa Spiropali dhe Lindita Nikolla. Kush jeni ju që t’u jap llogari?! Ky është raporti i Ramës me shqiptarët.
Ta marrim si një dhuratë që s’e ka paguar. Ka rreth 1 javë që janë mbushur të gjitha gazetat afër qeverisë, dhe akt-akuzat e SPAK se si Meta shkon në një qendër detoksi. Meta thotë m’i dhuruan, nëse thotë kështu, SPAK duhet të mbyllë gojën. Problem është se s’duhet as të t’i dhurojnë. Dy standarde. Një njeri që për dhurata shkon në burg, e tjetri s’jep llogari fare. Ju jeni delet e mia, thotë Rama e s’jap llogari.
Tavo del te dosja e Metës, te lobimi. Askush s’merret me Tavon. S’mund të shpjegohet injorimi i Ramës për të jetuar në një sistem llogaridhënie, pa kuptuar që është i njëjti që ka shkatërruar çdo institucion llogaridhënieje.
Në asnjë vend normal s’përfundon me kaq. Kur merr dhuratën, minimumi duhet të thuash kush ta dha këtë dhuratë. Rama mbajti një fjalim para një jave, që sistemin e të ardhurave mund të bëjmë si Finlanda e Norvegjia. Për delet, llogaridhënia duhet të shtrihet me sistem finlandezo-norvegjez. Apo te derrat e fermës që s’janë të barabartë, njëri s’jep llogari fare,”-tha Bushati



