nga Shpëtim Axhami, Kreu i PLL
Larg nismave dhe fenomeneve që rrezikojnë familjen dhe shoqërinë tonë!
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) kundërshton kërkesën për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë që ata të deklarohen përmes një formulari sondazh si “Mashkull,” “Femër,” apo “Tjetër.” Për ne, ky detyrim është i papranueshëm dhe bie ndesh me parimet e natyrës dhe normat e shoqërisë sonë.
Gjithashtu, është e papranueshme për këdo që fëmijët e vegjël të detyrohen të deklarojnë konceptet “Prindi 1” apo “Prindi 2” në institucione parashkollore, apo të deklarojnë gjininë në mënyrë të imponuar.
Këto iniciativa dhe projektligje, si ai i surrogatisë apo uljes së moshës të abortit, pa dijeninë e prindërve, deri në 16 vjeç, dëmtojnë strukturën e familjes dhe traditat tona, duke sjellë pasoja të rënda për shoqërinë shqiptare. Ne besojmë se çdo qytetar, çdo institucion dhe çdo organizatë duhet të bashkohet për të parandaluar përhapjen e këtyre praktikave.
Të Mbrojmë Familjen, të Forcojmë Shoqërinë!



